Pas disa muajsh spekulimesh, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë rikthyer sërish së bashku. Ylli i “Keeping up With the Kardashians”, Khloe Kardashian duket se ka hedhur pas krahëve tradhëtinë nga Tristan, dhe ka vendour t’i japë një mundësi të dytë.
Një burim tha për “US Weekly”se: “Khloe shpreson se Tristan ka ndryshuar për mirë dhe se do të jetë një partner besnik, siç kanë qenë gjatë periudhës së karantinës.”
Në Prill të vitit 2018, mediat e huaja raportuan se Thompson e kishte tradhëtuar yllin televiziv me disa femra të tjera. Por, Khloe i dha fund lidhjes me basketbollistin pasi ky i fundit u fotografua së bashku me mikeshën e Kylie Jenner, Jordyn Woods. /abcnews.al/