Prej disa kohësh, përflitej se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë rikthyer sërish së bashku. Ylli i “Keeping up With the Kardashians”, Khloe Kardashian duket se ka hedhur pas krahëve tradhëtinë nga Tristan, dhe ka vendour t’i japë një mundësi të dytë.
Por, së fundmi ata kanë konfirmuar thashethemet teksa u shfaqën së bashku në ditëlindjen e Kim Kardashian. Gjatë festës Tristan është parë duke puthur në faqe Khloe dhe kanë pozuar të dy bashkë për një foto.

Një burim tha për revistën “People” se Khloe ka qenë e impresionuar me vullnetin e Tristanit për të qenë një baba i shkëlqyer për vajzën e tyre True. Dyshja thuhet se janë duke planifikuar të ardhmen e tyre së bashku tani që ata janë pajtuar pas akuzave për tradhti nga Tristan. xh.d/abcnews.al


