Kevin Hajrullës iu bë atentat, drejtori i policisë Vlorë: Ishte në automjet kur u qëllua, në gjendje të rëndë në spital

schedule22:41 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 22:41 - 18 Dhjetor, 2024

Drejtori i Policisë së Vlorë, Elidon Çela nga vendi i ngjarjes ku ndodhi edhe atentati në Vlorë, ka dhënë detaje. Ai deklaroi se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë i plagosuri Kevin Hajrulla, ndodhej në automjet momentin kur është qëlluar.

Sakaq i plagosur ka mbetur gabimisht edhe një punonjës, i një dyqani.

“Persona të paidentifkuar kanë qëlluar me armë zjarri. Shtetasi K.H është dëmtuar dhe është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Është plagosur edhe një tjetër person që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana e jonë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore. Nga informacionet e para e para që kemi marrë ka qenë brenda në automjet”, deklaroi Çela.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!