“Këtu përfitojnë nga fakteqësitë”/ Rriten çmimet e fruta perimeve, limonet 300 lekë, portokallet 180 lekë

schedule19:38 - 15 Mars, 2020

schedule 19:38 - 15 Mars, 2020

Megjithëse Ministria e Ekoniomisë dhe Financave u ka tërhequr vëmendjen 7 njësive tregtare kryesisht fruta- perime të cilat kanë abuzuar me çmimet, gjatë ditëve të karantinës. Qytetarët në kryeqytet ankohen sërish për rritjen e çmimeve kryesisht të portokalleve dhe limonëve.

“Shtrenjt, për këtë kohë që erdhi, janë shumë shtrenjt”, shprehet një qytetare.

Blerësit shprehen se duhet të meren masa për të parandaluar këtë situatë.

“Shteti duhet të marrë masa. Këtu përfitojnë nga fakteqësitë”,  thotë një tjetër qytetare.

Ndërsa shitësit nuk pranojnë të prononcohen për kamerat, jashtë kameras ata thonë se rritja e çmimeve vjen nga pikat e shumicës, ku ata furnizohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!