Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Këtu më shohin si të Kosovës, atje si të Shqipërisë”, Liburn Aliu: Porti i Durrësit, i gjithë shqiptarëve

schedule10:44 - 28 Tetor, 2025

schedule 10:44 - 28 Tetor, 2025

Liburn Aliu do të jetë nga sot drejtori i ri i Portit të Durrësit. Në fjalën e tij, pas prezantimit nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe energjisë, Aliu e konsideroi portin e Durrësit, port të të gjithë shqiptarëve.

“E dashur Belinda, kolegë, jam shumë i nderuar që jam sot këtu dhe nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, nga zv/ kryeministrja për një detyrë që më është dhënë e që është mjaft sfiduese. Është port i gjithë shqiptarëve, i rajonit.

Pjesën më të madhe të mallrave Kosova e merr përmes portit të Durrësit. Duhet të jetë një port sfidues për rajonin. Kam patur nderin të punojmë bashkë në forume të ndryshme të rajonit me zv.kryeministren Balluku dhe qasja që kemi patur për gjithë rajonin n aka bërë që në si dy vende të kemi një platformë të qartë për zhvillimin e transportit, dhe kjo e bën Kosovën e Shqipërinë të ndërvarura me njëra tjetrën.

Krijohen mundësi të mira për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Duhet që porti i Durrësit të zgjerojë kapacitetet, dhe dy vendet të jenë më të zhvilluara dhe më të sigurta.

Porti i NATO-s do ndihmojë në sigurinë e gjithë rajonit. E falenderoj Republikën e Shqipërisë, kryeministrin Rama, zv/ kryeministrja Balluku që më besuan këtë detyrë. Këtu më shohin si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë këtë detyrë do e bëjmë bashkë dhe shpresoj të kemi shumë sukses.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!