Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

schedule23:45 - 14 Mars, 2023

schedule 23:45 - 14 Mars, 2023

Belgjika i është bashkuar listës së vendeve që kanë lëshuar së fundmi urdhra për ndalimin e përdorimit të TikTok në pajisjet e lëshuara nga qeveria, pasi shqetësimet rriten mbi privatësinë dhe sigurinë e aplikacionit.

Aplikacioni për ndarjen e videove në pronësi kineze do të ndalohet përkohësisht nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale e Belgjikës për të paktën gjashtë muaj, sipas një postimi në faqen e internetit të kryeministrit të Belgjikës.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Kanadaja gjithashtu kanë lëshuar kohët e fundit urdhra që ndalojnë përdorimin e TikTok-ut.

Kjo pasi që ekspertët kanë frikë se informacioni i ndjeshëm mund të ekspozohet kur aplikacioni shkarkohet, veçanërisht në pajisjet qeveritare.

Platforma e ndarjes së videove, e cila është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, ka pohuar prej kohësh se nuk i ndan të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze dhe se drejtohet në mënyrë të pavarur.

TikTok kundërshton akuzat se mbledh më shumë të dhëna të përdoruesve sesa kompanitë e tjera të mediave sociale dhe i ka quajtur ndalimet “dezinformata bazë”, duke thënë se këto ishin vendosur pa “diskutim apo prova”.

Sidoqoftë, shumë vende mbeten të kujdesshme në lidhje me platformën dhe lidhjet e saj me Kinën.

Përveç Belgjikës, ndër vendet dhe rajonet që kanë zbatuar tashmë ndalime të pjesshme ose totale të aplikacionit janë edhe Danimarka, SHBA, Kanadaja, India, Tajvani, Pakistani, si dhe Afganistani ndërkohë disa vende tanimë kanë filluar “procedurat për shqyrtimin e një vendimi të tillë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!