Rruga drejt dashurisë tashmë është bërë më e lehtë. Mjafton që për këtë të bësh 36 pyetje, që sipas psikologëve, do të bëjnë këdo që të bjerë kokë e këmbë në dashuri me ju.
Pyetjet variojnë nga interesimi për të dhëna të thjeshta e deri tek historitë më personale. Qëllimi i tyre është që të krijojnë një atmosferë shumë të ngrohtë dhe intime mes personave, në mënyrë që ata të ndjehen mjaftueshëm rehatë për të njohur më shumë nga njëri-tjetri. Gjithashtu, me anë të thyerjes së akullit, krijohet mundësia për të folur edhe për pasiguritë dhe frikërat e tua më të mëdha. Kjo bën të mundur që një lidhje besimi të krijohet ndërmjet personave.
Këto pyetje u bënë publike nga psikologu Arthur Aron në studimin e quajtur “Brezi Eksperimental i Afërsisë Ndërpersonale”. Për të testuar eksperimentin e tij, ai bindi 52 çifte meshkuj dhe femra të panjohur që t’i provonin. Studimi u krye me futjen e dy personave në dhomën e intervistës nga dy dyer të ndryshme duke u ulur në krah të kundërt nga njëri-tjetri.
Si rezultat, gjashtë muaj pas eksperimentit, dy nga personat u martuan dhe ftuan të gjithë ekipin studimor në dasmën e tyre. Hapi i fundit i eksperimentit është më i vështiri sepse konstaton në shikimin në sy për katër minuta të të dy “konkurentëve”.
Tashmë propozojuani këtë eksperiment fiksimit tuaj ose provoni shansin me një të panjohur, sepse më poshtë po nxjerrim në pah pyetjet që zbulojnë dashurinë e përjetshme që iu kishte munguar:
Hapi i parë:
1) Nëse do të kishe mundësinë të zgjidhje një person në të gjithë botën, kë do të ftoje për darkë?
2) Do kishe dëshirë të ishe një person i famshëm? Në çfarë mënyre?
3) Përpara se të kryesh një telefonatë a e praktikon me vete atë që do të thuash? Pse?
4) Cilën do të konsideroje si një ditë perfekte për ty?
5) Kur i ke kënduar vetes për herë të fundit? Po të tjerëve?
6) Nëse do të jetoje deri në moshën 90 vjeçare dhe do të kishe mundësinë që të zgjidhje të mbaje trupin ose trurin e një 30 vjeçari deri në fund të jetës tënde, kë do të zgjidhje?
7) A ke pasur ndonjë dëshirë sekrete për mënyrën se si do të vdesësh?
8) Vë në dukje tre gjëra që ti dhe bashkëbiseduesi keni të përbashkët deri tani.
9) Për çfarë ndihesh më shumë mirënjohës në jetën tënde?
10) Nëse do të ndryshoje ndonjë gjë për mënyrën se si je rritur, cila do të ishte ajo?
11) Në katër minuta tregoi bashkëbiseduesit historinë e jetës tënde me aq detaje sa mundesh.
12) Nëse zgjohesh nesër dhe kupton se ke përfituar një aftësi ose cilësi që nuk e kishe më parë, kë do të zgjidhje?
Hapi i dytë:
13) Nësë një glob i kristaltë do të të tregonte të vërtetën për ty, jetën tende, të ardhmen tënde ose gjithçka tjetër, çfarë do të kishe dëshirë të merrje vesh?
14) A ka ndonjë gjë që ti e ke ëndërruar ta bësh për një kohë të gjatë, por nuk e ke bërë dhe pse?
15) Cila është arritja më e madhe e jetës tënde?
16) Çfarë vlerëson më shumë në një marrëdhënie miqësore?
17) Cili është kujtimi yt më i çmuar?
18) Cili është kujtimi yt më i tmerrshëm?
19) Nëse do merrje vesh që do të vdisje brenda një viti a do të ndryshoje ndonjë gjë nga mënyra jote e të jetuarit? Pse?
20) Çfarë vlere ka miqësia tek ty?
21) Çfarë roli luan dashuria dhe afeksioni në jetën tënde?
22) Thoni në mënyrë të alternuar 5 karakteristika që ju i konsideroni pozitive për bashkëbiseduesin tuaj.
23) Sa e afërt dhe e ngrohtë është familja jote? A mendon se fëmijëria jote është më e lumtur se e njerëzve të tjerë?
24) Si ndjehesh në lidhje me marrëdhënien me nënën tënde?
Hapi i tretë:
25) Thoni secili tre fakte që nisin me “ne…”. P.sh: “Ne jeni të dy në një dhomë…”.
26) Përfundoni fjalinë: “Do të dëshiroja të kisha një person me të cilin të ndaja…”
27) Nëse do të ndodhë që ju të dy të krijoni miqësi të ngushtë bashkë, ndaj me bashkëbiseduesin diçka që ai/ajo duhet ta dijë për ju.
28) Tregoji bashkëbiseduesit tënd diçka që ju pëlqen tek ai/ajo, tregohuni të sinqertë, thoni gjëra qe nuk i thuhen dikujt që sapo e ke njohur.
29) Ndaj me bashkëbiseduesin tënd një situatë të turpshme nga jeta juaj.
30) Kur keni qarë për herë të fundit para dikujt? Po vetëm?
31) Tregojini bashkëbiseduesit diçka që tashmë ju pëlqen vërtet tek ata.
32) Çfarë është diçka që është shumë serioze për t’u trajtuar si shaka?
33) Nëse do vdisje sonte pa pasur mundësi që të komunikosh me ndokënd, për çfarë do të pendoheshe më shumë që nuk e ke thënë deri tani? Përse nuk ia keni thënë më parë?
34) Nëse shtëpia juaj merr zjarr, pasi shpëtoni familjarët dhe kafshët tuaja shtëpiake keni mundësi të shpëtoni vetëm një send, çfarë do zgjidhnit? Pse?
35) Cila prej vdekjeve të familjarëve të tu do të të shqetësonte më shumë? Pse?
36) Ndaj një problem personal me bashkëbiseduesin dhe kërkoji një këshillë se si mund t’i japësh zgjidhje. Gjithashtu pyeti që të të tregojnë se si po duket në sytë e tyre mënyra se si ti ke vendosur ta trajtosh problemin./abcnews.al