“Këtë mandat kriminaliteti nën mesataren e BE-së”, Manja tregon ku gaboi Partia Socialiste

schedule20:32 - 30 Mars, 2021

schedule 20:32 - 30 Mars, 2021

Kandidati i PS-së për Tiranën, Ulsi Manja në një intervistë në “Radari Informativ”ABC tha se opozita i ka gëlltitur të gjitha akuzat për oligarkët.

Arsyeja kryesore sipas tij është se opozitës i duhen vota për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë kësaj interviste me gazetaren Jonida shehu ai theksoi se Reforma në Drejtësi është kryereforma e ndërmarrë nga mazhoranca, ndërsa theksoi: “Kriminaliteti në Shqipëri gjatë këtij mandati do të ulet nën mesataren e BE-së”.

Lexo edhe: Transparency International: Shqipëria, shtet i kapur nga korrupsioni

Çështja e pronave është nja nga reformat që sipas Ulsi Manjës duhet të kishte marrë zgjidhje, ndërsa theksoi se edhe në Partinë Socialistë ka gjëra që nuk janë bërë si duhet, por nëse punon,-tha Manja edhe gabon.

Lexo edhe: “Ligje të miratuara me porosi”, Manja: PPP mekanizimi i duhur për të kapur ritmin e punëve

Gjithashtu ai u shpreh se Partia Socialiste e cila kërkon mandatin e tretë do ta fitojë atë sepse do ta votojnë shqiptarët.

“Opozita ka filluar t’i gëlltisë të gjitha çfarë ka thënë për oligarkët në këtë fushatë elektorale dhe arsyeja është sepse i duhen vota. Ndërsa për Transprecy International theksoj se kur të kem të gjithë raportin do të kemi edhe një përgjigje të plotë”, tha Manja.

-Shteti i kapur nga korrupsioni dhe rreziku i blerjes së votave në Shqipëri?

Manja: Nuk besoj se keni dëgjuar që ne jetojmë në një vend ku korrupsioni është zero, por kemi ndërmarrë kryereformën e të gjithave që është reforma në sistemin e Drejtësisë dhe me atë raport nuk bie dakord. Është një reformë në sistemin e drejtësisë që përmendet si një garanci që do të ketë një luftë efektive ndaj korrupsionit.  Në 2013 kur erdhëm ne në pushtet kishin mbaruar privatizimet. Rasti me klasik është ish-kompleksi Partizani.

-Keni bërë ndonjë gjë gabim?

Manja: Padiskutim që ka gjëra që nuk janë bërë si duhet sepse kur punon njeriu edhe gabon. Ajo që do të duhet të kishin adresuar që në mandatin e parë është reforma pronësorë. Pra duhet t’i kishin dhënë zgjidhje problemit të pronësisë.  Ne pretendojmë që pranverën e 2022 të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë.  Sa i përket rindërtimit në pranverën e 2022 do të jenë eliminuar plotësisht pasojat e tërmetit.  Lidhur me drejtësinë e re dua të them që drejtësia e re do të jetë funksionale dhe do të prodhojë rezultatet që presin qytetarët edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit.  Kriminaliteti në Shqipëri gjatë këtij mandati do të ulet nën mesataren e BE-së.

-Ende asnjë vendim për fletën e votimin të 25 prillit?

Manja:Unë jam në konflikt interesi sa i përket modelit të fletës së votimit. Nuk e di përse është hapur ky debat. Fleta e votimit do të duhet të lehtësojë procesin e votimit për ata që na votojnë. Unë personalisht do të preferoja të ishte me emër dhe me numër. Qytetarët duhet të kenë të gjithë mundësinë që të votojnë lirisht.

/abcnews.al/