Këtë 8 Mars dedikoja shëndetit!

schedule13:25 - 1 Mars, 2021

schedule 13:25 - 1 Mars, 2021

8 Marsi,Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita që që çdo vit i dedikohet historisë së grave, duke nënvizuar evenimentet dhe arritjet kryesore të tyre ndër shekuj, por në të njëjtën kohë synon të promovojë dhe të rrisë më tej ndërgjegjësimin për të drejtat e grave kudo në botë me qëllim arritjen e statusit të mundësive të barabarta për to në të gjitha sferat e jetës.

Tema e kësaj Dite Festive për vitin 2021 është zgjedhur të jetë: :#ChooseToChallenge#ZgjidhTeSfidosh – sepse prej sfidave vjen ndryshimi. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë  paragjykimet dhe pabarazinë gjinore. Le të kontribuojmë të gjithë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse, prandaj zgjidh sot të Sfidosh.

Krahas mirënjohjes dhe respektit që kjo Ditë evokon për të gjithë nënat, bashkëshortet, motrat,vajzat tona po aq e rëndësishme është edhe të kujdesemi për mirëqënien dhe shëndetin e tyre në çdo ditë të vitit sepse shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse është i lidhur drejtpërdrejt  me shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, familjes dhe të komunitetit në tërësi.

Gratë kanë evoluar shumë ndër shekuj dhe po kështu ka evoluar edhe mënyra e jetesës së tyre drejt të jetuarit të tyre sa më shëndetshëm. Mjafton të përmendim faktin që në vitet 1900, jetëgjatësia e një gruaje ishte rreth 50 vjeç, ndërkohë në mijëvjeçarijn e fundit jetëgjatësia është rritur shumë, duke shkuar rreth mbi 70 vjeç, numër ky që vjen në rritje vit pas viti. Një ndër sloganët e famshëm dhe të njohur thotë “Gra të shëndetshme / Botë e shëndetshme”, slogan që mishëron më së miri rolin e rëndësishëm që gruaja luan në shoqëri.

Kujdesi për veten dhe shëndetin e Gruas është investimi që ato bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të të dashurve të tyre, prandaj sot më shumë se kurrë sidomos edhe në kohët e vështira që gjithë bota po përjeton si pasojë e pandemisë nga COVID-19 kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioritet maksimal.

Kjo është edhe arsyesja që Spitali Hygeia nën moton “Gjithçka për Shëndetin e Gruas” kërkon të përcjellë edhe këtë 8 Mars te të gjithë gratë shqiptare mesazhin se “Një Grua e shëndetshme = Familje & Komunitet i Shëndetshëm”.

Në kuadër të Festave 7 & 8 Mars, gjatë gjithë muajit Mars, Spitali Hygeia ja dedikon këtë muaj Shëndetit të Gruas, duke ofruar Paketën e Kontrollit me çmimin ofertë 7.000 lekë, paketë ku përfshihen ekzaminimet si më poshtë vijon:

  • Vizitë Gjinekologjike
  • Eko Gjinekologjike
  • Pap-test
  • Mamografi

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

www.hygeia.al

Facebook:@hygeia.hospital.tirana

Instagram: #spitalihygeiatirane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!