Këshilltari i Trump, fushatë për Berishën/ Rama: Konsulentët janë për mua turistë. Edhe Luli kishte goxha konsulentë

schedule08:41 - 11 Shkurt, 2025

schedule 08:41 - 11 Shkurt, 2025

Në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes në lidhje me Chris LaCivita, i cili ka punuar për fushatën e Donald Trump, dhe tashmë do të drejtojë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i qeverisë tha se konsulentët i sheh si turistë ndërsa nuk kurseu ironinë teksa shtoi se edhe Lulzim Basha kishte shumë konsulentë të huaj por nuk arriti që të triumfonte përballë tij në zgjedhje.

Mes të tjerash, Rama shtoi se Sali Berisha nuk do të marrë asgjë përveçse disfatës më 11 Maj.

“Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekë një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam vetëm i lumtur të them të vërtetën për çdo të huaj që e vizitojnë Shqipërinë se aty ku të tjerët numërojnë konsulentë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët. E kishte partinë shumë më në formë dhe arriti një rezultat që këta do ta shohin me dylbi më 11 maj se nuk ka konsulentë që e bën dot kënetën të duket si det apo bufin e kënetës si kalë me fletë. Madje unë them që ka më shumë shance që Kavajë të fitojë Champions Ligën duke marrë konsulent Carlo Ancelotti sesa bufi plak i kënetës të fitojë gjësendi përveç disfatës së 11 maj se mori një konsulent që më parë ka punuar për Trump.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!