Këshilltari i Trump: Administrata e Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores së Putin-it

schedule15:29 - 25 Prill, 2022

schedule 15:29 - 25 Prill, 2022

Këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell teksa kritikonte administratën e aktual Joe Biden, është ndalur edhe tek sanskionet dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Grenell ka kritikuar ashpër administratën e Joe Biden për shkak të qëndrimeve që po mbahen ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.

“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter. /abcnews.al/


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!