Këshilltari i qeverisë britanike: Jemi ende në kohë për vendosjen e një karantine kombëtare

schedule11:39 - 18 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 18 Tetor, 2020

Këshilltari i qeverisë britanike për menaxhimin e pandemisë, Sir Jeremy Farrar  përsëriti edhe një herë se mënyra më e mirë për të reduktuar transmetimin e virusit është karantina kombëtare.

Po ashtu, Farrar shtoi se, ndërsa qeveria duhej të kishte vepruar që në shtator, është ende në kohë që të veprojë në mënyrë efektive. Komentet e tij, Sir Jeremy i bëri për Sky News menjëherë pas ministrit Gove, ndërsa shtoi se gjëja më e keqe që mund të bëhet është që të pritet deri në nëntor për të vepruar.

Anëtari i grupit këshillimor shkencor të qeverisë tha po ashtu se vaksinat mund të fillojnë të bëhen të disponueshme në tremujorin e parë të 2021. s.b/abcnews.al/