Këshilltarët e bindën Laportën të refuzonte të kthente Messin te Barcelona, arsyeja është mosha e Leos

schedule16:08 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 16:08 - 5 Dhjetor, 2022

Këshilltarët e bindën Joan Laportan të hiqte dorë nga ideja për të rikthyer Lionel Messin në Barcelonë.

Laporta prej kohësh dëshiron të rikthejë Messin verën e ardhshme, pasi argjentinasit i skadoi kontrata me PSG-në. Megjithatë, menaxhmenti sportiv i Barcelonës, në veçanti Jordi Cruyff, e bindi presidentin e klubit të vinte bast për nënshkrimin e Bernardo Silva.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi është mosha e lojtarëve. Lionel Messi, i cili në momentin e transferimit do të mbushë 36 vjeç, do të mund të ruajë nivelin e tij edhe për 2-3 sezone të tjera, ndërsa 28-vjeçari Silva është në kulmin e karrierës. /G.D abcnews.al/