Një këshilltar i presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po bombardon qëllimisht zonat e banuara për të përhapur panik te ukrainasit.
“Rusia po bombardon qendrat e qyteteve duke nisur sulme me raketa në zonat e banuara dhe godinat e administratës”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak.
“Qëllimi i Rusisë është i qartë, panik masiv, viktima civile dhe infrastrukturë të dëmtuar. Ukraina po lufton me nder”.
Më herët zv/kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab paralajmëroi Vladimir Putin se do të mbahen përgjegjës për çdo krim lufte në Ukrainë. /abcnews.al