Tërmeti i 26 nëntorit ju mori shtëpitë disa prej këtyre vogëlushëve. Më herët, Zoti ju ka marrë edhe prindërit, duke e bërë fatkeqësinë natyrore të rëndojë më shumë mbi këta fëmijë.
Këshilli Ndërfetar Shqiptar organizoi këtë aktivitet socio-kulturor me fëmijët jetimë të Kurbinit, një prej zonave kryesore të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019 në Shqipëri.
Për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre, gratë dhe të rinjtë myslimanë dhe të krishterë morën iniciativën për të organizuar një aktivitet social dhe kulturor, ku përveç veprimtarisë festive, fëmijëve iu është shpërndarë dhe libra, dhurata, si dhe një drekë së bashku me drejtues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri./abcnews.al