Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur rreth ndryshimeve statutore të diskutuara një javë më parë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike, pas pesë orësh debat doli me një produkt.
Paloka: “Sot, Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të Partisë Demokratike i cili do ti paraqitet Kuvendit për miratim. Për pjesën tjetër nuk është thjeshtë çështje miratimi statuti, është një proces shumë më i gjërë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga të gjithë palët”.
Sa i përket pikës më të nxehtë, asaj të dorëheqjes së kryetarit.
Paloka: “U propozuan disa variante. Qoftë për dorëheqje, qoftë për kufizim mandate të kryetarit. Lidhur me dorëheqjen argumentimi i parë është se dorëheqja është vullnetare. Nëse do të vihet në statut shkarkimi i kryetarit, është çështje tjetër. Por dorëheqja është vullnetare. Shkarkimi i kryetarit është në statut dhe i përcaktuar qartazi. Si propozohet, sa duhet ta votojnë, kush e propozon dhe ku votohet. Shkarkimi, edhe njëherë e përsëris është në statut i përcaktuar. Dorëheqja është çështje vullneti. Prandaj quhet dorëheqje. Për propozimin tjetër që ishte po për kryetarin për kufizimin e mandatit, edhe aty u dhanë argumente që kishin të bënin me procesin zgjedhor. Nëse do të bëheshin zgjedhje, dhe kjo ka qënë një ndër idetë e z Basha, dhe është kundërshtuar nga ne të tjerët edhe si grup pune, sepse i bindte që PD të ishte gjatë gjithë kohës në proces zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit gjë që nuk do ti shërbente aspak mbarëvajtjes së punës së Partisë Demokratike. Përveç pjesës tjetër që do nxiste gjithë kohës konflikte midis njerëzve që do të kishin ambicje për të marrë postin e kryetarit. Pra u mendua dhe u votua në Këshillin Kombëtar, të gjitha këto propozime u votuan dhe u hodhën poshtë me shumicë dërmuese të anëtarëve të Këshillit”.
Për Arben Imamin kjo nuk është një ditë e bukur për Partinë Demorkatike. Kështu u shpreh anëtari kritik ndaj liderit të opozitës, teksa largohej orë përpara përfundimit të mbledhjes e cila rrëzoi propozimet në sallë dhe nuk përfshiru në draft-statut ato të artikuluara një javë më parë.
“Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Domethënë që çështjet që shtruam radhën e kaluar, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje. Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet sic po trajtohet sot. Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome siç mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur”.
Pak orë më vonë dryshimet e miratuara perfshine propozimin e antaresisepër perfshirjen ne Këshillin Kombëtar të PD të çdo ish kryeparlamentari anëtar. Miratimi në 28-29 Prill i ketij statuti do te rikthente automatikisht Jozefina Topallin ne forum. Edhe pse pjesë e projekt-statutit të propozuar prej saj, kjo per Edit Harxhin nuk ndryshon natyrën fiktive të mbledhjes.
Edith Harxhi: “Kjo ishte një mbledhë farse e këshillit kombëtar të PD. U mblodh pas 4 vitesh e gjysmë. Ishte shume problematik sepse nuk u pranua mendimi ndryshe. U kërkua të mos këtë debat. Partia po shkon drejt degradimit të plotë”.
Nuk është i një mendje anëtari kritik i kryetarit Basha brenda grupit të punës për statutin Gent Malko.
Kjo i mbetet mbledhjes së 28-29 Prillit në Kuvendin Kombëtar Demokratik ku pritet të finalizohet statutin i ri i Partisë Demokratike. /abcnews.al