TIRANË- Urgjenca për ta zgjidhur sa më parë kryetarin e ri, që më shumë gjasë do të jetë i vjetri, Lulzim Basha, po e fut PD-në nga një kaos në tjetrin. Shumica në Kryesi, që miratoi dhe datën 29 korrik për ta zgjedhur kreun e ri, edhe nën presion të mbështetësve të Lulzim Bashës, duket se do e ketë kontrollin e të gjithë procesit.
Grupi tjetër, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Tabaku dhe deputetët, si për t’i dhënë të drejtë vetes në kundërshtimin e urgjencës, kërkojnë që për procesin të zbatohet statuti në çdo germë të tij.
Gazment Bardhi sot ka mbledhur grupin parlamentar, por analistët thonë se kjo përvec diskutimeve dhe rrahjan e mendimeve, nuk mund të prodhojë vendimmarrje për organizmin e mëtejshëm të PD.
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se në kushtet kur Këshilli Kombëtar është jo-funksional, kryesia e ka fuqinë të hapë garën për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
“Nuk mund të marrë vendime për organizim për PD. Grupi parlament ka një rëndës të jashtëzakonshëm për PD, por ka të drejtë të paraqes opinionin dhe rekomandime. Në fund fare nuk pritet ndonjë gjë ë madhe, por në fund të farë nuk pritet ndonjë gjë. Më shumë është rrahje pikëpamjesh. Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet dy herë brenda çdo viti. Është detyrim statutor. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej 1 vit e gjysmë. Nuk është mbledhur në pamundësinë për tu mbledhur, sepse Këshilli Kombëtar është jofunksional, sepse një pjesë e anëtarëve kanë ikur, një pjesë kanë dhënë dorëheqje, nuk dihet cilët janë. Është pamundur që Këshilli Kombëtar i PD të mblidhet. Kryesia e ka fuqinë të hapë garën. Kryesia ka fuqi të ngrejë komision. Këshilli Kombëtar thirret nga kryesia. Thirret me propozim të kryetarit dhe me propozimin ¼ e anëtarëve të vet. Nuk mund ta thërras as grupi parlamentar, as sekretari i përgjithshëm, as nënkryetari i PD. Është e pamundur të mblidhet Këshilli Kombëtar. Do ecët përpara me vendimin e marrë nga kryesia”, tha ai.
Ai tha se mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike duhet të ishte bërë menjëherë pas zgjedhjet të 14 majit, dhe jo disa javë më vonë. Kjo zvarritje shtoi Zekthi nuk i shkon për shtat gjendjes në të cilën është sot Partia Demokratike. Analisti fajësoi Berishën pasi vendimet e tij për të pasur struktura paralele ndikuan në përçarjen e demokratëve.
“Për shkak të luftës, për shkak të marrëzisë kolektive , nuk u bënë këto zgjedhje. Sapo u bënë zgjedhjet lokale, duhet të mblidhej kryesia, është zgjedhje vonuar. Kishte zvarritje të mbledhjes së kryesisë. Nuk e di pse u vonua, Kur një parti nuk ka kryetar, fillimisht duhet të zgjedhë kryetarin. Basha është larguar në mars të 2021. Aty në gjykimin tim, Basha bëri një vendim të drejtë, në mënyrë që partia të bashkohet në mënyrë që edhe Berisha të largohet, dhe më pas të dyja palët të bashkoheshin. Pala tjetër, e Berishës, vazhdoi me këmbëngulje me struktura paralele. PD ka nevojë dramatike të riorganizohet. Basha në këtë kuptim, ka të drejtë që thotë duhet të rikthehem”, tha ai.
I pyetur për rikthimin e Bashës dhe sa shanse ka që PD të bashkohet, për këtë Zekthi dha këtë mendim: “Ai ka një sfidë themelore, sfida e vetme që është që të prodhojë një parti demokratike të bashkuar. Jemi në një situata apokaliptike politike. Të zgjidhet një kryetar dhe të zgjedhin një kryetar konservator. Për mua ka një shans edhe me z. Basha”, tha ai/ n.m.abcnews.al