Këshilli i Rregullores shtyn kodin e sjelljes

schedule19:13 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:13 - 17 Tetor, 2017

 

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit vendosi të shtyjë miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve me kërkesë të Partisë Demokratike. Kjo e fundit kërkoi bëri të qartë se Kodi duhet të marrë masa për adresimin e lidhjeve mes krimit dhe deputetëve në Parlament. Palët ranë dakort që të ngrihet një grup i përbashkët pune me deputetë nga të tre grupet parlamentare.

Një grup i përbashkët pune me tre deputetë, nga një për secilin grup parlamentar, do të rishikojë ndryshimet që i nevojiten Kodit të Sjelljes së parlamentarëve, që ishte depozituar disa ditë më parë nga socialistët. Në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, palët ranë dakort që ta shtynin miratimin e draftit, ndërsa demokratët bënë të qartë se kërkojnë të trajtohet edhe problematika e lidhjes mes krimit dhe përfaqësuesve të popullit në Parlament.

Në emër të mazhorancës, Vasilika Hysi nuk e preku çështjen e krimit, por foli më gjërësisht për konflikt interesi.

Palët ranë dakort që të lënë një afat kohor prej dy javësh gjatë të cilit të gjithë deputetët, edhe ata që nuk janë anëtarë të Këshillit, të kenë mundësi të dorëzojnë propozimet e tyre.

https://youtu.be/kdysSTaFW4c