Këshilli i Legjislacionit/ Salianji: Vettingu në politikë domosdoshmëri

schedule12:54 - 26 Tetor, 2018

schedule 12:54 - 26 Tetor, 2018

Demokratët dhe socialistët janë përplasur sërisht në seancën dëgjimore të rradhës mvi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga demokratët për vettingun e politikanëve, ku Ervin Salianji duke përfaqësuar opozitën kërkoi përshpejtimin e procedurës, ndërsa nën-kryetarja e komisionit Vasilika Hysi lajmëroi kohën kur pritet opinion i kërkuar nga Komisioni i Venecias.

Nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe këshillit të Legjislacionit në seancën e tretë dëgjimore me grupe interesi, lidhur me propozimet e demokratëve për ndryshimin e kushtetutës në funksion të vettingut të politikanëve, pa zbatimin e të njëjtit skenar. Opozita, e përfaqësuar këtë rradhë nga deputeti Ervin Salianji përsëriti kërkesën e përshpejtimit të kësaj procedure, të zgjatur qëllimisht sipas demokratëve përmes procedurës së miratuar me votat e mazhorancës.

Pjesë e kësaj tejzgjatje të panevojshme sipas selisë blu ishte edhe kërkesa e Kuvendit drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me këto propozime, opinioni i të cilit tashmë ka një afat.

Komisioni vijoi seancën dëgjimore pa prezencën e opozitës, ku përfaqësues të profesioneve të lira dhe shoqatat e biznesit shprehën mendimet e tyre, duke mbështetur në thelb propozimin e demokratëve për një vetting të politikanëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!