Këshilli i legjislacionit rrëzon amendamentin e PD per kryeprokurorin

schedule14:38 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:38 - 27 Shkurt, 2018

Këshilli i mandateve dhe rregullores dhe komisioni i ligjeve u mblodhën rreth votimit të nismës së opozitës mbi ndryshimet kushtetuese përsa i përket zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Amendamenti i opozitës prek dispozitën kalimtare dhe sipas demokratëve kërkon të përputhë procedurën e shpjeguar në Kushtetutë me atë të zbatuar për zgjedhjen e Prokurorit. Sipas mazhorancës, opozita kërkon bllokimin e reformës ndaj dhe rrëzoi propozimin e saj.

Këshilli i rregullores dhe mandateve dhe Komisioni i Ligjeve rrëzojnë nismën e opozitës për ndryshim kushtetues.

Nën drejtimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi u mblodh instanca më e lartë parlamentare rreth propozimeve kushtetuese të demokratëve për procedurën e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Atë të përkohshëm, tha Bylykbashi, por këtë rradhë të parashikuar në ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën.

Në emër të mazhorancës, relatori Alket Hyseni dha dy argumente kundër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë prêt ende përfundimin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë për të plotësuar 6 karrige në këtë institucion, në mënyrë që të mund të listojë më pas kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, si parashikon Kushtetuta. Ngritja e këtij institucioni mbetet ende e paparashikueshme në kohë, pasi institucionet e vettingut nuk kanë dalë ende në rezultatet e para.

Raporti i  Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve për këto amendamente kushtetuese do të shqyrtohet në seancën plenare të 15 marsit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!