Një tjetër goditje për Kurtin nga BE/ Këshilli i BE u liberalizon vizat serbëve të veriut

schedule12:01 - 22 Korrik, 2024

schedule 12:01 - 22 Korrik, 2024

Tjetër goditje për Albin Kurti?  Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që të ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese Serbe”.

Konkretisht Bashkimi Evropian ka vendosur që t’i njoh pasaportat “speciale” që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës, të cilat deri më tani nuk i pranonte me statusin e plotë të pasaportës së Serbisë. Ata tashmë mund të lëvizin lirshëm në zonën schengen.

Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe. Sot, Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe

Te arsyetimet rreth vendimit të marrë KE sqaroi se erdhi pas nevojës për të lejuar të gjithë qytetarët përbrenda Ballkanit Perëndimor të që mund të udhëtojnë pa-viza në zonën Schengen.

Por, çfarë saktësisht janë këto pasaporta “speciale”? Autoritetet e Serbisë lëshojnë disa pasaporta të veçanta për serbët e Kosovës, sipas të cilave Kosova është pjesë e shtetit serb. Me këto lloj pasaportash janë të pajisur serbët që jetojnë kryesisht në veri të vendit.

Në dhjetor të vitit 2009, kur Bashkimi Evropian kishte vendosur t’ia liberalizojë vizat Serbisë për zonën Schengen, liberalizimi i vizave nuk ishte e zbatueshme edhe për pasaportat “speciale”.

Kjo duket që është një tjetër goditje për qeverinë e udhëhequr të Albin Kurtit.

Heqja e regjimit të vizave për në zonën Schengen për kosovarët që nga 1 janari ka qenë shtysë e madhe që serbët e Kosovës të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Mirëpo me vendimin e kësaj të hënë blloku evropian hoqi regjimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta ‘speciale’.A tyre tashmë nuk i nevojitet ajo zyrtarja e Kosovës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!