Këshilli Bashkiak vendos heqjen e depozitave nga tarraca

schedule18:35 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 18:35 - 16 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u ndal te inagurimi i linjës së re të impianitit të filtrimit.

Gjithashtu Veliaj theksoi se nesër do të nisë operacioni “Kutia” me dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti.

“Në fund të vitit do të jemi për të inauguruar linjën e re që vjen nga Bovilla te impianti i filtrimit por edhe dyfishimin e impiantit të filtrimit. Çështja e depozitave është mirë të miratohet. Depozitat nën tokë i kanë pallatet e reja dhe mund ti bëjnë nën tokë edhe pallatet e vjetra. Mund ti mbajnë në tarracë vetëm administratorët që do të na sjellin me provë dhe firmë të një inxhinieri që do të jetë dakord me administratorët e pallatit përpara se ne të lejojmë depozita mbi tarraca. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë sepse nuk mund të flasim dot me çdo banor”, deklaroi Veliaj.

Ndër të tjera Veliaj tha se janë inspektuar 1900 pallate nga Bashkia Tiranë dhe 3200 shtëpi nga zonat rurale.

Gjithashtu ai bëri të ditur se pjesë e listës së familjeve dhe personave që do të trajtohen me bonus qiraje janë edhe ata që kanë qenë të strehuar në 10 godinat e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

“Kemi futur në trajtim edhe studentët e UB edhe pse nuk janë rezident. Fakti që janë konviktorë do të thotë s’janë banorë në Tiranë, ua them pse? Së pari për njerzillëk se përsa kohë që nëqoftëse në mënyrë të përkohshme janë në Tiranë dje i kapi fatkeqësia në Tiranë do të thotë që është primare dhe për ta rikthimi në normalitet. Pra nëse e bëmë këtë për çerdhet, kopshtet, shkollat do ta bëjmë këtë edhe për studentët. Kështu që në dallim nga QS dhe mjekësia ku ne kishim godina me hapësirë dhe ku të mjekësisë i transferuam tek inxhinieria. Në UB të 10-të godinat u rrafshuan, kështu që për këtë arsye kemi rekomanduar 2 masa, së pari kthimi mbrapsht sapo të kthehen në 6 janar sepse mbaron universiteti dhe shkolla këtë javë të marrin mbrapsht të gjithë pagesën e tyre mujore, ndërsa i rimbursojmë dhe me një shtesë tjetër për përballimin e qirasë”, tha Veliaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!