Këshilli Bashkiak miraton me 32 vota Buxhetin për vitin 2018

schedule13:45 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 13:45 - 21 Dhjetor, 2017

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me 32 vota buxhetin për vitin që vjen. Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar si buxhetin e qyetarëve, ndërsa ka theksuar se ai është 10 % më i lartë se buxheti i dy viteve më parë.

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me 32 vota  buxhetin e vitit të ardhshëm. Për vitin 2018, investimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për t’u zhvilluar në kryeqytet do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin aktual. Gjatë prezantimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm, Veliaj listoi investimet të cilat do të prekin jo vetëm zonën e qëndrës, por edhe ato në periferi, ndërsa një vëmendje të posaçme do të marrë përmirësimi i infrastrukturës  në zonat rurale. “Me të drejtë buxheti i vitit 2018 mund të quhet buxheti i të gjithë qytetarëve, pasi përfshin të gjithë territorin e BT nga qendra deri në periferinë më të largët rurale të Bashkisë duke shënuar rritje në të gjithë programet e zhvillimit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Për Njësinë 1

Janë në zbatim e sipër projekte :

 Ndërtimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rrugët Bashkim Kodra – Shkretëve – Shpëtim Zajmi – Spahiu – Ali Shefqeti.

Rehabilitimi i vendbanimeve të komunitetit Romë në Shkozë

Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte :

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”

 Për Njësinë 2

Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 2 miliardë lekë:

Rikualifikimi urban i Bllokut që kufizohet nga rruga e Elbasanit-“Stavri Vinjau”-“Pjetër Budi” dhe “Ali Visha”

Rikonceptimi i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit

Ndërtim i rrugës “Faik Konica”,

Itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial

Rikonstruksioni i rrugës “Mihal Grameno” dhe degëzimit të rrugës “Budi“-Depo e ujit (faza e dytë).

Ndërtim i rrugës “Danish Jukniu”,

Parkimi Nëntokësor të Sheshi Italia

Sinjalistikë vertikale dhe horizontale për lidhjen e Unazës së vogël me Unazën e Mesme të Tiranës

Rehabilitimi Unaza e Mesme

Korsitë e Biccikletave Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Shtesë kontrate – Rikonstruksion Kopshti nr. 18,Rruga “M. Grameno”

Ndërtim i shkollës 9-vjeçare “Kosova” Tiranë

Rikonstruksion dhe Instalim i Sistemit të Ngrohjes në Shkollën e mesme “Ismail Qemali”

Shtese kontrate Ndërtim i rrugës “Danish Jukniu”,

Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes i Shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno ”

 Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte :

 Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga BLV. “Bajram Curri“- Blv “Petro N. Luarasi“ – Rruga “Taulantia“ – Rruga “Ali Demi“

Rikonstruksioni i rrugës “Murat Toptani”

Ndërtimi i rrugës “Enver Preza” dhe degëzimeve të saj

Rikonstruksioni i rrugës “Grigor Cilka”

Rehabilitimi i rrugës “Xhorxh W Bush”

Ndërtimi i Infrastrukturës hyrëse dhe parkingjeve në Kampusin e “Qytetit Studenti”

 Për Njësinë 3

 

•             Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 415 milionë lekë:

o             Rikonstruksioni i Infrastrukturës së bllokut që kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana

o             Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”

o             Rikonstruksion i pjesshëm i shkollës së mesme të përgjithshme “Andon Z. Çajupi”

 •             Propozojmë:

o             Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Leandro Zoto”- “Mari Kraja” – “Disha” – “Sadik Petrela”

•             Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për këto objekte:

 Për Njësinë 4

Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 141 milionë lekë:

 

o             Rikonstruksion i rrugës “Imer Ndregjoni “

o             Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës (farmacia 10- Oxhaku)

•             propozojmë:

o             Shtese Kontrate – “Rehabilitimi i Fasadave në Godinat Publike”, (Rruga e Dibrës)

o             Vendosje ashensori ne qendrën sociale Njësia nr.4

•             Për vitin 2018 do të realizohen projektet e zbatimit për qendrën e Kinostudios

 

Për Njësinë 5

Janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 143 milionë lekë:

Shtesë Kontrate – Rikualifikim urban Blloku që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, ”Skënder Luarasi”, “Grigor Heba”, “Gjik Kuqali”

Korsitë e Biçikletave Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (prek NJA2 dhe 10)

Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”

Propozojmë:

Shtesë Kontratë – Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikualifikim urban i zonës “Kodra e Diellit”

Rikualifikim i bllokut qe kufizohet nga rrugët “Liman Kaba”, Prokop Mima”, “Robert Shvarc” dhe “Skender Luarasi” 

 

Për Njësinë 6

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 521 milionë lekë:

Rikualifikimi urban I Bllokut te Kufizuar nga Rr. “Llambi Bonata”, Rr. “Haki Stermilli” “Musine Kokalari” dhe rikonstruksioni i rruges “Zyber Zeneli” NJA6

Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut kufizuar nga rruget Konferenca e Pezes – 3 Deshmoret dhe rruga Ali Jegeni

 propozojmë:

 Shtese kontarte – Rehabilitim i varrezave Sharre dhe lidhja me rrugen ekzistuese Kombinat

Rehabilitimi i rrugeve te bllokut qe kufizohet nga rruget “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezes”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti” -Faza I

Shtese kontrate – Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut kufizuar nga rruget Konferenca e Pezes – 3 Deshmoret dhe rruga Ali Jegeni

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rehabilitimi i qendres se Kombinatit (sheshi Garibaldi)

Ndërtim tregu fruta perime (2 kate), Rruga “Fabrika e Qelqit”

 

Për Njësinë 7

 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 141 milionë lekë:

Palestra dhe sistemi i ngrohjes në shkollën 9-vjeçar “Dhora Leka”

Biblioteka e Qytetit Nr.9

Rehabilitimi i Unazës së Mesme” (prek edhe Nj.A te tjera 2,4,5,7,8,9,10)

 propozojmë:

Rikonstruksioni i rrugëve “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla”

Rikonstruksioni i shkollës “Gustav Majer”

Rikonstruksioni i shkollës “Sabaudin Gabrani”1

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Ndërtimi i Unazës 4 (segmenti rruga “Ndre Mjeda deri tek rruga “Dritan Hoxha)

Ndertimi i rruges paralel me rrugen Benjamin Kruta

Për Njësinë 8

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 681  milionë lekë:

 Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Besa – Siri Kodra  – Zenel Bastari – Haki Rexhep Kodra (perfshin dhe rrugen tek Nish Kimike)

Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Qemal Stafa  – rruga e Dibres dhe rruga Bardhyl

Ndertim i ri i shkolles 9-vjecare “Servete Maci”

 propozojmë:

Shtese kontrate – Rikonstruksioni i shkolles 9 vjecare Siri Kodra

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikonstruksioni i rrugëve “Xhemal Sheh Abazi” dhe “Ymer Beqiri”

Rikonstruksioni i rrugëve “Bxhet Nelku” dhe “Ahmet Qorraliu”

 Për Njësinë 9

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 318 milionë lekë:

Rikualifikim urban i bllokut te kufizuar nga rruga “Ded Gjon Luli” – “Fortuzi” – BLV “Zogu i Pare” – Mine Peza dhe rikonstruksion i Rr. “Prokop Myzeqari” dhe Rr. “Hamid Shijaku”

Rikonstruksioni i Infrastruktures rrugore te bllokut te kufizuar nga rruget “Zogu i I-re” – rruga “Dibres”-Siri Kodra dhe Reshit Petrela.

Korsite e Bicikletave Bulevardi Zogu I Pare

 propozojmë:

Rehabilitimi I fasadës së pallatit te kryqëzimi I rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël

Shtese kontrate – Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej

Shtese kontrate – Rikualifikimi Urban i Sheshit Skenderbej, Faza e I-re

Ndertimi i rruges lidhese me Bulevardin e Ri

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga Rr. “Mine Peza” – “Fortuzi” – Zogu I” – “Haxhi Hysen Dalliu” – “Asim Vokshi”

Shtese kontrate – Rikualifikimi Urban i Sheshit Skenderbej, Faza e II-te

Rehabilitimi i bulevardit “Zogu I-rë””

 

 Për Njësinë 10

 janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 116 milionë lekë:

Korsite e Bicikletave Bulevardi Deshmoret e Kombit

Rikonstruksion i Shkolles 9-vjeçare “Dora D’Istria”

Korsi bicikletash në rrugën e Kavajës dhe rrugën e Dibrës

 propozojmë:

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjecare “Konferenca e Pezës”

Rikonstruksion dhe shtese anesore e cerdhes Nr.8

Sistemim asfaltime ne disa rruge te NjA nr.10

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rehabilitimi i parkut “Rinia”

Rehabilitimi dhe kanalizimi i rrugës së Durrësit

 Për Njësinë 11

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 120 milionë lekë:

Rikonstruksion i rrugës “Besnik Hidri”

Ndertim shtese ne Shkollen 9-vjecare “Isa Boletini”

 propozojmë:

Rikonstruksion i infrastruktures rrugore Blloku qe kufizohet nga rruga Demi Nazeri- Princ Vidi-Gjok Doci

Rikonstruksion i qendres “Shtëpia e Përbashkët”

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Ndertimi i rruges “Jusuf Gervalla”

 Për Baldushkun

 propozojmë:

 Rehabilitimi i qendrës Administrative Baldushk (Rikonstruksion i godinës së Njësisë, shtëpisë kulturës dhe sheshit)

 Për Bërzhitën

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksion palestre dhe ambiente sportive në shkollën 9 vjecare, Bërzhitë

Për Dajtin

 propozojmë:

 Ndertimi i rruges dhe sistemimi I Lanes (200m)

Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala”, Surrel

 Për Farkën

 propozojmë:

 Rehabilitimi i rrugës dhe qendrës së lagjes Sheheler

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per koto objekte :

 Rikualifikim urban i zonës “Kodra e Diellit”

Rikonceptimi i kopshtit zologjik dhe botanik

Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve”

 Për Kasharin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 540  milionë lekë:

 Ndertimi i rrugeve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” ne njesine administrative Kashar – Faza I

Rehabilitimi i rruges Yzberisht- Kashar

Asfaltim i pjesshem i rruges Teodor Keko

propozojmë:

Ndertimi i rrugeve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” ne njesine administrative Kashar – Faza II

Ndertimi i trotuareve në rrugët “Kasem Shima”dhe “Skënderbe”, Mëzez Kodër

Ndërtimi i rrugëvë të bllokut pranë ish Astirit

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Ndërtimi i rrugës “Marie Logoreci”

 Për Krrabën

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

 Rehabilitimi i qendrës së Krrabës (fasadat e 3 pallateve dhe lulishtja)

 Për Ndroqin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 88 milionë lekë:

 Ndërtimi i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq; (2300 ml)

Ndertimi i rruges qe lidh rrugen nacionale Tirane -Durres me shkollen 9-vjecare “Seit Brahja”

 Propozojmë:

Ndërtimi i rrugës së shkollës 9 vjecare “Ymer Kurti”

Ndërtimi i rrugës së fshatit Zhurje

Ndërtimi i rrugës Gërbllesh – Lagjia Ismalje

Për Petrelën

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 27 milionë lekë:

 Ndertim ure qe lidh fshatin Qeha me fshatrat Shytaj,Hekal dhe Kryezi

Ndertimi i trotuareve dhe rehabilitimi i rruges pranes Njesise Administrative Petrele (Persqopit)

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

 Ndërtimi i rrugës Ura Domje – Lagjia Tagan

Ndërtimi i segmentit rrugor nga rreth-rrotullimi Mullet deri te ura në fshatin Qeha

Ndertim i palestres ne shkollen e mesme “Ibrahim Hasmema”, Mullet

 Për Pezën

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 2 milionë lekë:

 Ndertimi i dhomes se kaldajes dhe montimi i Kaldajes shkolla 9-vjecare Peze Helmes

 Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksioni i rrugeve te brendshme ne fshatrat fshatrat  Peze Helmes, Peze e Madhe dhe Peze e Vogel

 Për Shëngjergjin

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Rikonstruksioni i rrugës Zall – Bastarit (Ura Zall Dajt deri ne Zall Bastar) – Loti II

 Për Vaqarrin

Per Vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte :

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjecare Arbane

Për Zall Bastarin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 118 milionë lekë:

Rikonstruksioni i rrugës Zall – Bastarit (Ura Zall Dajt deri ne Zall Bastar) – Loti I

Rehabilitimi i kanalit ujites Vilez,Zall Bastar

 propozojmë:

Sistemimi dhe rehabilitimi i Qendrës së Njësisë Administrative Zall Bastar

 Për Zall Herrin

janë në zbatim e sipër projekte me vlerë 24 milionë lekë:

 Rikonstruksion “Rruga Dritas”

Ndertim Ure Automobilistike faza e I

propozojmë:

Rruga per ne fshatin Kasalle (degezim nga Cerkezi ne Cinam) Loti II

Per vitin 2018 do te realizohen projektet e zbatimit per keto objekte:

Ndertimi i shkolles 9 vjecare Dritas./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!