KESH eksporton energji jashtë/Ankand për 15 mijë megavat

schedule14:03 - 29 Nëntor, 2017

schedule 14:03 - 29 Nëntor, 2017

Dimri pritet të përmirësojë financat e kompanisë së prodhimit të energjisë KESH. Përmes një ankandi të shpallur, KESH do të eksportojë mbi 15 mijë megavatorë energji në dy ditët e fundit të nëntorit.

Procedura e shitjes në treg të lirë, vjen pas muajsh vështirësi e defiçite në prodhim. 2017-a ishte një vit i vështirë për tregun elektroenergjitik në vend, por edhe për rajonin. Kjo bëri që Shqipëria jo vetëm të importojë energji, por ta importojë ate më shtrenjtë se zakonisht.

Prej muajit qershor, vendi u kthye në një importues të lartë të energjisë elektrike. Fillimisht nga OSHEE, e në vjeshtë edhe nga vetë KESH.

Per shkak të thatësirave, kompania e prodhimit KESH, raportoi në fund të nëntëmujorit mbi 30 milionë euro humbje.

Pavarësisht burimeve të larta hidrike, vitet e fundit prej vitesh përballemi me një paqëndrueshmëri në furnizimin me energji. Fatura e blerjeve të këtij viti ka arritur në 200 milionë euro, ndër më të lartët të shënuar, ndërsa ministry i infrastrukturës dhe energjisë ka paralajmëruar se pikëpyetjet e prodhimit të energjisë, janë ndër rreziqet kryesore të buxhetit për vitin e ardhshem. Në vjeshtën e këtij viti, buxheti u rishikua pikërisht për të siguruar fonde shtesë për blerjen e energjisë jashtë vendit./abcnews.al

https://youtu.be/Tg5RIAUEVVY

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!