KESH blen rreth 34 mln euro energji për muajin tetor

schedule15:13 - 2 Tetor, 2022

schedule 15:13 - 2 Tetor, 2022

Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka siguruar energjinë për të plotësuar nevojat e vendit për muajin tetor.

Në bazë të tenderit të zhvilluar energjia është blerë për periudhën 1-31 tetor dhe ka kushtuar rreth 34 milionë euro.

 

Sipas të dhënave në total është blerë një sasi prej 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 eurosh.

Gjatë fundjavës çmimi i energjisë në bursë është ulur dhe në oraret e pikut po shitet edhe nën 300 euro për megavat. Importi i energjisë elektrike për një muaj është realizuar për herë të parë nga

Korporata Elektroenergjitke e cila i zhvillonte procedurat e blerjes kryesisht për disa ditë ose për një javë.Sigurimi i energjisë elektrike për gjithë muajin vjen në një kohë që qeveria u tërhoq nga vendimi për futjen në fuqi të fashës prej 800 kwh. Të gjithë ata abonentë familjarë që do ta tejkalonnin këtë limit do ta paguanin energjinë me 42 lekë nga 9.5 lekë që është aktualisht.

Zbatimi i këtij vendimi pritet të nisë në nëntor në varësi të situatës energjitike.Reshjet e fundit kanë përmirësuar nivelin në Fierzë i cili tashmë ka arritur në 271 metra.

Ndërkohë që sipas parashikimeve 10 ditët e para të tetorit do të shoqërohen me reshje intensive duke shtuar nivelin e ujit në kaskadë. KESH ka blerë 329 mln euro energji elektrike që nga fillimi i këtij viti./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!