KESH blen 10,1 milionë euro energji për 5 ditë, reshjet nuk mjaftuan për të plotësuar kërkesën

schedule16:00 - 21 Shtator, 2022

schedule 16:00 - 21 Shtator, 2022

Nga Erblina Mile

10,1 milion euro energji ka blerë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare për të plotësuar nevojat e vendit vetëm për 5 ditë.Pavarësiht reshjeve të rëna në fundjave prodhimi në kaskadë nuk ka  mjaftuar për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.

Sipas të dhënave zyrtare të KESH  mësohet se është blerë 23 mijë e 400 megavatorë energji me një me një çmim mesatar  prej 435,80 euro. Ndërkohë në kaskadën e Drinit niveli i ujit është 296 metra dhe  mbetet nën mesataren historike për muajin shtator.

KESH ka prodhuar për disa ditë  të gjithë energjinë e kërkuar për konsum në vend.

Por, duke nisur nga e mërkura , deri në datën 25 shtator , KESH do të shfrytëzojë energjinë e blerë në bursë duke u munduar që të ruajë rezervën energjitike në kaskadë pasi parashikohen të tjera reshje javën e ardhshme.

Në bursë çmimi i energjisë elektrike i është rikthyer rritjes me ritme të shpejta. Gjatë fundjavës një megavatorë u shit me 130 euro ndërsa gjatë së mërkurës i është afruar çmimit prej 500 euro megavatori.

Pritshmëritë janë që rritja e energjisë në bursë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Sipas të dhënave të  Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, në datën 19 shtator rezerva energjetike arriti në 483 Gwh, nga 440 Gwh që ishte para reshjeve te fundjavës, por përsëri shumë e vogël nëse e krahasojmë me fillimin e muajit korrik.

Vetëm përgjatë muajit shtator Kesh ka shpenzuar 34.63 milionë euro për të blerë energji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!