Kërtusha: Dako bën ligjin në Durrës, kryetari aktual marionetë

schedule22:56 - 10 Janar, 2020

schedule 22:56 - 10 Janar, 2020

Ardit Kërtusha, kandidati për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Durrës i tërhequr nga gara ditën e djeshme. i ftuar mbrëmjen e sotme në Provokacija me Mustafa Nanon.

Sipas tij arsyeja pse u tërhoq nga gara ishte se shumë po ndërhynin dhe nuk po zbatohej statuti i Partisë dhe parimi një anëtar një votë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Mustafa Nano: Më bëri përshtypje dje lajmi që një socialist durrsak i cili konkurronte për të marrë kreun e partisë lokale braktis garën, një gjest jo fort i zakontë por më bënë përshtypje motivet e braktisjes.

Ardit Kërtusha: Unë nisa një garë të pazakontë që në gusht. Në këto takime dëgjuam problematikat që ka socialistët organizatat, sëbashku menduan që të kandidoja për kryetar partie. Kandidimi im për kryetar kishte për qëllim dëgjimin e zërit të qytetarëve. Unë nuk kisha më i miri por kisha një aspirat. Tek unë çmuan iniciativën që mora për të dëgjuar hallet e socialistëve, përballë kisha kandidatin Luan Zazaj. Mendimin për Zazaj e kam njëlloj si socialistët e Durrësit. Zgjedhja e tij u bë me emërim dhe jo me zgjedhje.

Mustafa Nano: Dje lije të nënkuptoje se kandidati tjetër është përfaqësuar më së shumti nga Vangjush Dako, Dako është i fortë si personazh apo është legjendë?

Ardit Kërtusha: Në Durrës ka treguar se e komandon PS, jo më kot e kam epitetuar kryetarin aktual si marionetë. mendoj që për çdo person ka një fillim dhe një fund.

Mustafa Nano: Jeni dakord me kritikat që i janë bërë Vangjush Dakos nga fronti opozitar?

Ardit Kërtusha: Fronti opozitar në radhë të parë duhet të shohë formën e organizimit të vet në fillim. PD në Durrës është e dobët, gjithmonë do të fitojë PS.

Mustafa Nano: Gjesti juaj i djeshëm tregon se PS është e lodhur…

Ardit Kërtusha: Kur unë vij sot dhe jap një intervistë i lirshëm, do të thotë se PS ka demokraci brenda llojit.  Jo pa shkak njerëzit janë të prirur të reagojnë kur cenohen. Gjithë kjo që nisi nuk ishte marrja e mandatit të partisë. Fillimi i rrugëtimit ishte problemet që kishte partia. Zëri ynë nuk u dëgjua kur parashtruam problematika. Ne bëmë një aksion politik i cili u përkthye në këtë reagim. Kjo e ka fillimin dhe mbarimin në 2009, në sistemi zgjedhor që ne kemi. Prisja që të kishte shumë kandidatë, Durrësi ka shumë djem dhe vajza të përgatitur që duhet të kishin treguar ambiciet. Unë jam këtu për të folur për ndryshimin në parti jo për fraksionin. Sa më afërt të vërtetës aq më afër suksesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!