“Kërkova dorëheqjen kur Berisha u bë president”, studiuesi Sinani: Donte t’i mbyllte punët sa më shpejt dhe me padurim

schedule10:11 - 30 Janar, 2024

schedule 10:11 - 30 Janar, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, studiuesi Shaban Sinani ka bërë dhe një krahasim të kohës kur ka punuar me Ramiz Alinë dhe më pas me Sali Berishën, kur ky i fundit ishte president.

Ai ka deklaruar se ishte një diferencë shumë e madhe mes të dyve, pasi Berisha donte t’i mbyllte punët sa më shpejt dhe me padurim.

Studiuesi tha se dha dorëheqjen që javën e parë, por Berisha i kërkoi të qendronte dhe për disa muaj.

Duke perifrazuar një mik timin, dallimi ishte i madh. Ramiz Alia ishte mësuar t’i lëshonte pe balonës, ishte rritur në mjedise qytetare, kurse Berisha nuk e kishte pasur shansin që të luante me balona, kur i ra në dorë balona ishte për ta shtrënguar, për ta mbajtur dhe jo për të lëshuar pe. Natyrisht që ishin më shumë se alternative, Ramiz Alia i rritur në Lice, në shkollat më të shquara të kohës dhe me shkollën e luftës dhe me formimin jashtë vendit si qytetarë intelektual, i durueshëm, dialogues dhe me një eksperiencë jetësore shumë të madhe. Në anën tjetër, Berisha me padurimin, me vrullin, me dëshirën për t’i mbyllur punët sa më shpejt, në shumicën e rasteve jo me rrugën që e kërkonte sistemi i ri përmes dialogimit. Ramiz Alia më zgjodhi, Berisha më gjeti dhe që prej javës së parë unë i kam kërkuar dorëheqjen, duke i përmendur që në detyrë duhet të plotësohen dy kritere, kriteri i kompetencës dhe kriteri i konfidencës, dhe një prej këtyre unë nuk e kam, kështu që duhet të më mirëkuptoni për largimin tim, por ai më kërkoi vetë që të qendroja dhe për një periudhë, sepse ndodhi kalimi i administratës së kreut të shtetit. Unë punova diku tre muaj dhe nga priilli deri në fund të qershorit, kur largova”, rrëfeu Sinani./abcnews.al