“Kërkoni vëmendje”, këngëtarja shqiptare kritikon personazhet publikë: Nëse doni ta ndihmoni 11-vjeçaren…

schedule08:39 - 2 Shtator, 2022

schedule 08:39 - 2 Shtator, 2022

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar lidhur me reagimet e personazheve publikë ndaj rastit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë që u përdhunua nga pesë të rinj. Ajo kritikon personazhet publikë duke thënë se nëse duan ta ndihmojnë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një mjek psikiatër.

Teksa i cilëson reagimet e tyre si “kërkesë për vëmendje”, Zanfina shprehet: “Lërini tastierat se i shkatërruat! Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.” shkruan Zanfina.

/abcnews.al