Babis mbërrin në gjykatë me antiplumb, qytetarët në protestë: Kalbeni në burg!

schedule09:20 - 22 Qershor, 2021

schedule 09:20 - 22 Qershor, 2021

Babis Anagnostopoulos, i cili ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë.

Me forca të shumta sigurie, i veshur edhe me antiplumb ai hyri në gjykatë. Seanca për pilotin pritet të fillojë rreth orës 12:00 dhe ka të ngjarë të jetë e gjatë.

Teksa futej në gjykatë, njerëzit e mbledhur përpara hyrjes bërtitën “vriteni, të kalbet në burg”.

Sipas informacionit, i  akuzuari  do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzës dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai  “u mjegullua” dhe humbin kontrollin.

https://www.youtube.com/watch?v=TGNvtQbEbvY

Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici.  “Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore,” thonë avokatët e tij. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!