Kërkon ndihmë për 3-vjeçaren ukrainase me kancer, gruaja ruse: Më dënuan për një pankartë, s’më lanë të shikoja vajzën kur vdiq

schedule08:26 - 4 Mars, 2022

schedule 08:26 - 4 Mars, 2022

Anastasiya Shevchenko nga Rusia ka dhënë një intervistë këtë të premte për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për gjendjen e vajzës së vogël të kushërirës së saj, e cila vuan nga kanceri. 3-vjeçarja Polina po përballet me sëmundjen por për shkak të situatës  në Ukrainë nuk ka mundësi për ilaçet e saj pasi kanë mbaruar.

“Ka një vit e gjysmë që po lufton me kancerin. Ka ikur me dy shkurt në Ukrainë dhe të nesërmen janë zgjuar nga bombardimet në Kharkov, është një situatë e tmerrshme dhe po mundohen të ikin në Lviv. Ishte shumë e vështirë sepse ka dy ditë që po udhëtojnë.”, tha Anastasiya.

Ajo tha se ka qëndruar dy vite arrest shtëpiak për shkak të protestave kundër Putinit. Anastasiya tregoi se gjatë kësaj kohe nuk e kishin lejuar që të shikonte dhe të bijën e cila po luftonte me jetën në spital.

Unë jam arrestuar në 2011 për debatet kundër mazhorancës së federatës ruse dhe kam pasur një pankartë ku shkruhej se Putin nuk është mirë nga trutë. Kur vajza ime ishte në spital nuk më lanë ta shihja fare. Në funeral shkova për ta parë për herë të fundit. Nuk kam pasur mundësi as të kontaktoj me djalin dhe vajzën sepse më dënoi regjimi. Kam qenë 2 vjet me arrest shtëpie, donin të më dënonin dhe katër vite. Kjo është e gjitha për protestat dhe debatet kundër mazhorancës.

Kur isha me arrest shtëpie, fillova duke gjetur lekët për Polinën dhe për të gjithë fëmijët, të cilët po vuajnë këtë situatën e agresorit. Ajo ishte në spital, iu ngrit temperatura dhe e kapi bronkiti, iu kërkova gjyqtarëve që të më linin ta shikoj se ishte vetëm. Nuk më lanë, vetëm ditën e fundit kur ishte në reaminacion. Nuk e di se si ndodhi kjo gjë thjesht për dy ditë ajo u dogj.

Ka pasur probleme me shëndetin por jo në këtë lloj gjendjeje. Në Rusi atë kohë u bënë mitingje për këtë rast sepse kisha shumë suportues dhe për këtë donin të më dënonin sërish.‘, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!