Safet Gjici kërkon lirinë/ Seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit mbahet në Elbasan

schedule10:37 - 14 Tetor, 2024

schedule 10:37 - 14 Tetor, 2024

Mbahet këtë të hënë seanca e radhës në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Mësohet se Gjici përfaqësohet nga avokati i tij. Mësohet se Gjici ka kërkuar lirimin nga burgu.

Avokati përfaqësues gjatë seancës ka thënë se Gjici ndodhet në IEVP Kosovë e Madhe në Lushnje, ndërsa deklarata e Gjicit është plotësuar nga IEVP Durrës. Megjithatë gjyqtarja Suela Lika ka kërkuar vërtetim nga drejtoria e burgjeve për vendndodhjen e Gjicit.

Sipas avokatit Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. Sakaq ka theksuar se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi. Po ashtu në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit, raportoi për ABC News gazetarja Edisona Skënderi.

/abcnews.al/