Kërkojnë pagën e luftës, tregtarët në Berat dhe Durrës në protestë

schedule11:05 - 30 Prill, 2020

schedule 11:05 - 30 Prill, 2020

Ditët e fundit shumë veta janë ngritur në protestë të cilët pretendojnë se ju takon të marrin pagën e luftës.  Pas Durrësit dhe tregtarët tregtarët e tregut industrial në Berat janë ngritur në protestë për pagën e luftës.

Kjo është hera e dytë që ata protestojnë para bashkisë së Beratit, diçka e cila ka detyruar kryetarin Demo të pres një përfaqësi prej 20 vetash në zyrën e tij. Takimi mes kryetarit të bashkisë dhe protestuesve po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa sakaq policia bashkiake dhe ajo e rendit po u bëjnë kontrolle tregtarëve për autorizimet.

Ndërkohë një ditë më parë 300 tregëtarë të tregut industrial që tregtojne rroba të përdorura në Durrës kanë protestuar dhe kërkonin ose hapjen e punës ose të marrin pagën e luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!