“Kërkoj drejtësi për djalin”, babai i të riut që u vra në Itali kërkon ndihmë nga shteti

schedule13:41 - 29 Gusht, 2023

schedule 13:41 - 29 Gusht, 2023

“Dua drejtësi”

Me dhimbjen e një prindi që ka humbur fëmijën Agim Bitri kërkon drejtësi për djalin që ia vranë pak ditë më parë në Itali.

Dua drejtësi për fëmijën tim, për çfarë arsye i ka ndodhur kjo, ishte në lule të rinisë dhe nuk e shijoi jetën të krijonte familje”, ka thënë ai.

Tregon se i biri ka emigruar që 17 vjeç, me te ardhurat qe fitonte nga puna ndihmonte familjen.

“Ka gjashtë vite që jetonte dhe punonte me djersën e ballit”, ka thënë ai.

Nuk i ka mundësitë financiare të shkojë vetë në Itali për të tërhequr trupin e të birit 23 vjeçar, ndaj kërkon ndihmën e shtetit.

Trupi të vijë sa më shpejt, gruaja akoma nuk e di po e mbajmë në spitale, unë nuk kam mundësi që të iki nuk kam as pasaportë asgjë”, është shprehur babai i tij.

Klajdi Bitri u vra nga një shtetas algjerian me nje shtize peshkimi teksa po përpiqej të shuante një sherr mes vrasësit dhe një mikut të tij italian. I riu shqiptar ndërroi jetë në duart e vëllait 18-vjeçar i cili ishte i pranishëm në vendngjarje./abcnews.al