Gjykata e Lartë rrëzon Belerin/ Nuk pranon rekursin, për pezullim të dënimit me 2 vite burg

schedule13:51 - 12 Korrik, 2024

schedule 13:51 - 12 Korrik, 2024

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Fredi Beleri për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e dënoi atë me 2 vite burg.

Beleri kërkoi që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa të shprehej Gjykata e Lartë.

Ai u dënua në mars të këtij viti me dy vite burg  për korrupsion në zgjedhje nga Gjykata e Shkallës së Parë, vendim që u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.

Dënimi i Fredi Belerit nga Gjykata e Apelit detyroi institucionet të dekretojnë zgjedhje të pjesshme në Bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 04 gusht 2024.

Partia Socialiste për këto zgjedhje i ka besuar kanditaturës së Vangjel Tavos, kurse opozita do të garojë me Petro Gjikuria/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!