Kërkoi pezullimin e dënimit me 3 vite burg, Apeli regjistron rekursin e Saimir Tahirit

schedule09:05 - 27 Prill, 2022

schedule 09:05 - 27 Prill, 2022

Apeli i GJKKO ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Taihiri i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim,

Lexo edhe: “Jam i rrezikuar nga kriminelët në burg”, zbardhet rekursi i Tahirit në Gjykatën e Lartë: Më dënuan padrejtësisht

Gazetari Ermal Vija ka deklaruar se në rekursin e depozituar në Apelin e GJKKO ish-ministri i Brendshëm, kërkon pezullimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” dhe jo për akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Lexo edhe: Të dënohet për akuzat e tjera, Abcnews.al siguron rekursin e SPAK për Saimir Tahiri: Faktet për ish-ministrin

ABC ka siguruar më herët kërkesën e bërë nga Tahiri, i cili mes të tjerash shprehet se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij. Kjo për shkak të detyrës që ka mbajtur dhe ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Në rekurs thuhet më tej se edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Më herët SPAK ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Në arsyetimin e SPAK thuhet se Gjykata nuk ka bërë një analizë të drejtë të provave ndaj Saimir tahirit dhe Jaeld Çelës.

Sipas SPAK,  Shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan Habilaj dhe Moisi Habilaj ndaj Saimir Tahirit me rastin e lëvizjes në Greqi në gusht të 2014 si dhe për riparimin e  varkës “Auras” , tregon se Mosi Habilaj është i përfshirë dhe angazhuar vetë drejtpërdrejt. SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të ministrisë së brendshme dhe policëve të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë pasur komunikime të vazhdueshme, që për SPAK është provë në marrëdhënien e tyre të aktivitetit kriminal.

Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, ndërsa Çela ka fituar lirinë me kusht, pasi ka përfunduar 2 të 3tat e dënimit.  Në 4 shkurt, gjykata e posaçme e apelit dënoi Tahirin me 5 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 3.4 muaj burg. Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit.

/abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!