“Jam i rrezikuar nga kriminelët në burg”, zbardhet rekursi i Tahirit në Gjykatën e Lartë: Më dënuan padrejtësisht

schedule12:13 - 22 Prill, 2022

schedule 12:13 - 22 Prill, 2022

TIRANË –  Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk ka rënë dakord me dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg të dhënë nga GJKKO  për shpërdorim detyre, duke bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit.

ABC ka siguruar kërkesën e bërë nga Tahiri, i cili mes të tjerash shprehet se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij. Kjo për shkak të detyrës që ka mbajtur dhe ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Në rekurs thuhet më tej se edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

“Duke parashtruar se në rastin konkret vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të pandehurit Saimir Tahiri, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij.  Kështu, Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana  tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme. Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë. Në këto rrethana ndodhemi përpara kushteve dhe rrethanave të parashikuara në gërmën “c” pika 1 të nenit 476 të K.Proçedurës Penale ku parashikohen rastet e shtyrjes se ekzekutimit të vendimit dhe ne referencë të të pikës 1 të nenit 417 të K.Proçedurës Penale,  kërkojmë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që sa më sipër mbasi të shqyrtojë këtë kërkesë të vendosë”, thuhet në kërkesën e Saimir Tahirit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)