Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimim e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai kërkoi lirinë nga masa e “arrestit me burg”, duke bërë një ankimim në Kushtetuese, duke e vlerësuar atë si të papajtueshme me Kushtetutën.
Gjithashtu Beqaj kërkonte rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të çështjes se tij.
Beqaj po hetohet për dosjen e SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE kur ishte në krye të kësaj agjencie. Kurse për çështjen e Sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë.


