“Pronat” e Ahmetajt mbeten në sekuestro/ Gjykata refuzon kërkesën e avokatit të ish-ministrit për kthimin te tyre

schedule11:16 - 10 Gusht, 2023

schedule 11:16 - 10 Gusht, 2023

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, Ahmetaj kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve në Tiranë që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Ish-zv kryeministri u vu nën hetim nga SPAK si i përfshirë në çështjen e inceenratorëve.  Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar prona dhe shuma monetare në 6 episode të faktuara nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Më 14 korrik Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij./ abcnews.al