Fati i prokurorit Besnik Muçi do të vendoset më 12 nëntor nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do shpallë vendimin. Karriera e prokurorit rrezikohet nga mos justifikimi i te ardhurave dhe kontakte të papërshtatshme.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mbyllje hetimin gjyqësor për prokurorin Besnik Muci, i cili ka zhvilluar një betejw të gjatë, në Kolegj. Trupa gjykuese me relator Sokol Çomon do të shpallë vendimin, për Mucin që do të jetë përfundimtarë.
Trupa e Kolegji të Posaçëm të Apelimit ka rrëzuar kërkesën e prokurorit Muçi që kërkoi kohe që të sillte disa akte nga Turqia për të faktuar bilancin financiar të huadhënwsve të tij, pasi dokumentat janë në postën turke dhe akoma s’kanë mbërritur në postën shqiptare.
Prokurori i mëshoi faktit se pretendimi i Komisionerit Publik për një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh të ndarë në 3 vite. Sipas tij ILDKPKI dhe INSTAT kanë përdorur shifra mesatare të ndryshme për shpenzimet e një familjeje me 4 persona.
Prokurori tha se shpenzimet për jetesën nuk mund të jenë fikse gjatë 9 viteve. Krijohet një raport i pafavorshëm të ardhura-shpenzime. Ndërsa Komisioneri publik Dariel Sina paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme.
Komisioneri Publik tha se provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat të ndryshëm nga ai i mëparshmi, duke i qëndruar kërkesës së tyre për shkarkim nga detyra. Më herët trupa e KPA i ka deklasifikuar prokurorit një dokument sekret të DSIK ky dyshohet se kishte kontakte me dy persona të inkriminuar.
Sipas Komisonerit Muçi i ka blerë shtëpinë biznesmenit Armand Lilo i cili rezulton i dënuar për mos kallëzim krimi, të cilit prokurori i ka borxh 21 mijë euro. Besnik Muci është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta më 16 tetor.
Prokurori Muci e ka kaluar procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik për mosjustifikim të të ardhurave./abcnews.al
./abcnews.al