“Të dorëhiqen kryetarët e Veriut”/ Analistët: Rruga më e mirë për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve

schedule14:05 - 5 Gusht, 2023

schedule 14:05 - 5 Gusht, 2023

Analistët Politikë dhe njohës të procesit zgjedhor në Kosovë thonë se dorëheqja e kryetarëve të komunave të  Veriut është zgjidhja me e mire sa I përket situatës së tensionuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre, shkakrkimi përmes peticionit të qytetarëve sic parashikon ligji zgjedhor do të sillte vetëm zvarritje të këtij procesi.

Ish Kryetari I Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në  Kosovë, Mazllum Barali thotë për Kosovapress se hatimi I një udhëzimi administrativ nga Prishtina zyrtare është një hap legjitim, megjithatë rruga më e shpejtë për të plotësuar kërkesat e aleatëve ndërkombëtar është dorëheqja e kryetarëve.

“ Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 72 tregon qartë se me një kërkesë 20 për qindshi i trupit elektoral të një komune ka të drejtë të kërkoj shkarkimin, gjegjësisht dorëheqjen e kryetarit. Kërkesa i dorëzohet kryesuesit të komunës dhe ai e përcjellë tek institucionet përkatëse. Kjo është mënyrë më kolaterale, zvarritje dhe kërkon kohë më shumë. Udhëzimi administrativ që po e bën Qeveria nuk e di sesa kohë merr. Kjo qeveri nuk ka garanci që përsëri të dalin shumica e elektoratit të komunitetit serb…Dorëheqjet e kryetarëve në veri? Patjetër se po se është rruga më e lehtë dhe shpejtë se nuk kemi kohë për të pritur. Jo vetëm kaq, zvarritja i konvenon vetëm Serbisë dhe jo vetëm kaq, Bashkimi Evropian nuk lejon dhe pranon zvarritje. Neve na duhet sa më parë që të hiqen masat pasi janë barrë e popullit të Kosovës.”

Edhe Albinot Maloku, analist Politik në Kosovë mendon se mbajtja e një peticioni nuk është një ide e mirë dhe mbi të gjitha nuk pëlqehet nga ndërkombëtarët . Maloku deklaron për Kosova Press se  kryetarët e veriut duhet të japin dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur,në mënyrë që mos të mbajnë peng procesin.

“Deri tani mirëfilli dihet se për të gjitha modelet që i ka ofruar Qeveria e Kosovës në të gjitha proceset e fundit në lidhje me veriun, nuk mbahet mend ndonjëra prej tyre që është pranuar nga faktori ndërkombëtar, veçmas ata që i kanë vendosur sanksione Kosovës. Nga faktori ndërkombëtar ky proces konsiderohet zvarritje të jetësimit të marrëveshjes së Bratislavës paraprakisht, e cila ndërlidhet me procesin zgjedhor në katër komunat veriore. Përveç këtyre 1 muaj përgatitje për dy-tre faqe një udhëzim administrative është shenja thelbësore që faktori ndërkombëtar po e merr si zvarritje dhe mungesë vullneti për të proceduar me procesin zgjedhor. Në anën tjetër, do të ishte më mirë që të kishte një marrëveshje politike, kjo me siguri do të ishte më e mirë dhe leverdishme që do të tregohej e suksesshme”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë njoftoi këtë javë se ka nisur punën për hartimin e një udhëzimi administrative për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat e veriut dhe për largimin e kryetarëve aktual nga këto komuna.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!