Kërkohet deklarimi i pasurisë, OFL “troket” në derën e dy vëllezërve Çala në Elbasan

schedule12:16 - 26 Gusht, 2020

schedule 12:16 - 26 Gusht, 2020

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit kanë njoftuar se kanë dërguar formularin për justifikimin e pasurisë ndaj 6 të dënuarve për vepra të rënda penale .

Në njoftimin e saj policia ka njoftuar se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ata duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve të dërguara.

Mes këtyre 6 personave, mësohet se janë edhe dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për grabitjen në Rinas ku u morën 4.6 milion euro dhe ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

LEXO edhe: Nuk njihen fare, sa shumë kanë ndryshuar vëllezërit Çala pas grabitjes së bujshme në Rinas

Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars të këtij viti në Golem të Durrësit ku jetonin në një banesë me qira.

Prej muajsh në arrati ata kishin ndryshuar edhe pamjen e tyre për ti shpëtuar drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!