Kërkohej nga të mëdhenjtë e Evropës, “Çekanët” sigurojnë “të harruarin” e Manchester City

schedule08:36 - 24 Janar, 2024

schedule 08:36 - 24 Janar, 2024

Tashmë gjithçka është vendosur, “shkatërruesit” i mesfushës, së “Qytetarëve” të Manchester City, Kalvin Phillips nuk do të jetë më pjesë e kampionëve në fuqi të Evropës, me “gjigantët” anglezë të futbollit që kanë vendosur ta lënë të lirë, 28-vjeçarin, me këtë të fundit, që nuk po arrin dot të fitojë minutat e duhur, nën drejtimin e teknikut, Pep Guardiola.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, mesfushori me tipare mbrojtësi e ka objektiv kryesor marrjen pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm nëse siguron kontratën me një ekip të ri dhe në këtë fushë, hyjnë në skenë, kampionët në fuqi, të UEFA Conference League.

Bëhet fjalë për “Çekanët” e West Ham, me skuadrën e drejtuar, nga tekniku, David Moyes, që ka arritur të mundë rivalitetin e Juventus, Barcelona e Newcastle, teksa tashmë raportohet se janë në bisedime tejet të avancuar, me “Blutë” e Mançesterit dhe pritet që në ditët në vijim të arrihet edhe akordi përfundimtar, për kalimin e 28-vjeçarit, në Londër.

Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e Kalvin Phillips, “Qytetarët” derdhën plot 49 milionë euro në arkat e Leeds United, verën e vitit 2022, mirëpo “shkatërruesi” nuk ia doli kurrë të kthehej në protagonist duke luajtur vetëm 31 ndeshje e shënuar 1 gol. Megjithatë, numri i pakët i ndeshje nuk ia kanë ndaluar fitimin e trofeve, teksa deri më tani ka fituar 1 Premier League, 1 FA Cup, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupës Evrope dhe 1 Botëror të Klubeve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!