Kërkesë e përsëritur nga Ukraina, kancelari gjerman: Nuk vendosim dot zonë ndalim-fluturimi

schedule23:05 - 15 Mars, 2022

schedule 23:05 - 15 Mars, 2022

“Nuk do të aplikojmë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të nënkuptonte një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë, me avionët luftarakë rusë.”

Kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur në një konferencë të gazetës Welt.

“Me presidentin amerikan Joe Biden, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe aleatët e tjerë kemi rënë dakord që nuk duhet të ketë konflikt të armatosur midis NATO-s dhe Rusisë. Askush nuk mund të dojë që kjo të ndodhë,” shpjegoi ai.

Kujtojmë se prej kohësh tashmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje NATO-s që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!