Teksa studentët kanë përshkallëzuar protestat e tyre duke u ngujuar nëpër fakultete, ministry në detyrë Arben Ahmetaj ka sqaruar procedurat për tarifat dhe bursat. Arben Ahmetaj deklaroi se Këshillat Bashkiakë zyrtarisht nuk kanë më punë me bursat e studentëve.
Protesta dhe ngujimi i studentëve në fakultete ka bërë që ministri në detyrë Arben Ahmetaj të dale një deklaratë për të sqaruar procedurën mbi vendimin e qeverisë për përgjysmimin e tarifave. Gjithashtu Arben Ahmetaj tha se për studentët që kanë paguar tarifën e plotë do t’u kthehet gjysma e pagesës në llogarinë e tyre bankare.
Arben Ahmetaj: Studentët me notë mesatare nga 5 deri në 9 përfitojnë përgjysmim të 50% nga tarifa së shkollimit. Përfitojnë rreth 70 mijë studentë të cilëve iu bëhet mesatarisht tarifa, 9700 lekë në vit. Për studentët që kanë paguar tarifën e plotë vjetore të shkollimit, Bordet e Administrimit marrin vendim për rikthimin e shumës së paguar në llogari bankare.
Për kërkesat e studentëve për reduktimin e tarifës për ciklin master Ahmetaj dha këtë sqarim
Arben Ahmetaj: Është realizuar reduktimi në 50% i tarifës së studimit të ciklit master për studentë me notë mesatare nga 9-10 përfitojnë 3311 studentë.
Teksa bursat deri më tani administroheshin nga Këshillat Bashkiakë, Ahmetaj tha se kjo gjë nuk do jetë më në dorën e tyre, por nuk harroi edhe një apel drejtuar Bordeve të Universiteteve.
Arben Ahmetaj: Këshillat Bashkiakë nuk kanë më punë me bursat e studentëve. Janë zyrtarisht jashtë kësaj procedure. Gjej rastin t’iu kërkoj Bordeve të Universitetetve të kalojnë sa më poarë, të punojnë 24 orë për të kaluar të dhënat për studentët në mënyrë që të mos krijohen vonesa në plotësimin e kërkesës së studentëve dhe në akordim të bursave.