Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa e LZHK për rikthimin e dënimit me vdekje/ Gjikondi: Show, kërkon faktorizim para zgjedhjeve

schedule17:52 - 19 Gusht, 2024

schedule 17:52 - 19 Gusht, 2024

Analistja Brizida Gjikondi, në intervistën për “Newsline” komentoi edhe kërkesën e LZHK-së, për rikthimin e dënimit me vdekje. Analistja e cilësoi këtë deklaratë një “show” para zgjedhjeve të vitit 2025.

“E shoh si show, ata janë zgjedhje parlamentare. Ka fjetur gjumin e arushës deri tani LZHD dhe për t’u faktorizuar shpërthen një shashkë për dënimin me vdekje. E dimë që është një nga kriteret e BE, janë mospatja e dënimit me vdekje por dënime alternative.

E shikoj show në prag të zgjedhjeve prandaj thashë që zgjedhjet parlamentare kanë filluar në të gjitha forcat por secila në mënyrat e saj. E shikoj për tu faktorizuar pasi LZHK ka pasur disa problematike me familjen mbretërore që përfaqëson por në të tërën e saj ka qenë inekzistente.”, tha Gjikondi. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!