PD thirri sot protestë para parlamentit ndërsa deputetët votojnë sot kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku. ABC News sjell pamjet me dron nga protesta e PD, para Kuvendit ku sic shihet të pakët janë mbështetësit që i janë përgjigjur thirrjes së kreut të PD.
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot për kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Kryeministri Rama dhe grupi parlamentar socialist argumentuan dy ditë më parë se nuk do të japin arrest pa gjyq.
Maxhoranca tha se kjo kërkesë nuk do të miratohet pasi në të nuk ka asnjë provë të re që të mbështesë masën shtesë, aq më tepër qe Belinda Balluku tanimë nuk është pjesë e qeverisë./abcnews.al


