Kërkesa e SPAK për Alqi Bllakon, Këshilli i Mandateve mblidhet vetëm me deputetët e PD

schedule20:00 - 30 Mars, 2022

schedule 20:00 - 30 Mars, 2022

Këshilli i Mandateve për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur mbrëmjen e së mërkurës ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e PD.

Pavarësisht se Kuvendi e anuloi si mbledhje duke thënë se nuk ka objekt shqyrtimi për këshillim, pasi më herët Alqi Bllako kishte dorëzuar mandatin, deputetët demokratë kanë zhvilluar sërish mbledhje.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Greta Bardeli dhe Dhurata Çupi.

Në procesverbal deputetët shprehen se mbledhja është e vlefshme pasi në të morën pjesë 5 deputetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!