Kërkesa e senatorit: Trump të mos marrë pjesë në funeralin tim

schedule14:00 - 6 Maj, 2018

schedule 14:00 - 6 Maj, 2018

Senatori John Maccain, 81 vjeç, i cili prej muajsh po lufton kundër kancerit në tru, ka njoftuar se nuk dëshiron që presidenti Donald Trump të marrë pjesë në funeralin e tij. Kjo është raportuar nga shumë media amerikane. Maccain është veteran i luftës në Vietnam dhe senator shumë i respektuar i Arizonës. Ai ka një marrëdhënie të komplikuar me Trump dhe dëshiron që zëvendëspresidenti Mike Pence të përfaqësojë Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, Mccain po përdor një libër dhe një dokumentar për të shprehur pendesën e tij që zgjodhi populisten Sara Palin në 2008-n për të garuar kundër Barack Obamës. Ndërkohë, senatori po lufton prej më shumë se një viti me kancerin. Aktualisht, ai po qëndron në Arizona pas një ndërhyrje kirurgjikale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!