Kërkesa e pazakontë e miliarderëve: Na taksoni, të ndihmojmë të varfërit

schedule08:33 - 15 Korrik, 2020

schedule 08:33 - 15 Korrik, 2020

Na taksoni! Është kjo kërkesa e trashëgimtarëve të Disney dhe rreth 80 miliarderëve nga shtatë vende të ndryshme drejtuar me anë të një letre të hapur qeverive të tyre, duke i lutur që të rrisin taksat e super të pasurve, menjëherë dhe përgjithmonë, për t’u përballur me krizën ekonomike si pasojë e pandemisë.

Në letrën e firmosur nga 83 miliarderë, shkruhet se nuk janë ata që kujdesen për të sëmurët në terapi intensive, as ata që drejtojnë ambulancat që dërgojnë të sëmurët në spitale. Dhe as ata që mbushin raftet e dyqaneve apo dorëzojnë ushqime në shtëpi.

Por nga ana tjetër ata theksojnë se kanë paratë që aktualisht duhen shumë dhe do të vazhdojnë të duhen në vitet që vijnë. Ata vetëquhen: Milionerë për njerëzimin, dhe shtojnë se problemet e shkaktuara apo qa kanë dalë në dritë si pasojë e Covid-19 nuk mund të zgjidhen me bamirësi, sado bujare të jetë ajo. Liderët e qeverisë sipas tyre duhet të marrin përgjegjësinë për të shtuar fondet e domosdoshme dhe t’i shpenzojnë ndershmërisht. Në përfundim zgjidhja është vetëm një: Njerëzimi është më i rëndësishëm se paratë dhe taksimi më i lartë i miliarderëve është vendimi i drejtë dhe i vetëm.

Me 600 dollarë ndihmë për të papunët javorë, nismë që përfundon në 25 korrik, janë 23 milion familje amerikane që rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre nëse nuk do të arrijnë të paguajnë qeranë. Uria është në rritje, me bankat ushqimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që regjistrojnë një numër të paprecedentë kërkesash. Në të gjithë botën janë 500 milion personat që mund të përfundojnë në varfëri si pasojë e krizës së koronavirusit.

Grupi “Milioner për njerëzimin” lufton prej vitesh për të rritur taksat e milionerëve në bashkëpunim me një tjetër grup “Milionerë patriotikë”./abcnews.al